Barca e bën detyrën, shpreson të gabojë Reali

Futboll

Barca e bën detyrën, shpreson të gabojë Reali

Më: 14 maj 2017 Në ora: 20:54
Las Palas - Barcelona

(E plotesuar) Barcelona ka vazhduar me fitore edhe pas xhiros së 37-të.

Katalanët kanë mposhtur 1:4 në udhëtim Las Palmas, për të ruajtur kreun në La Liga, një xhiro para përfundimit të sezonit.

Edhe pse me mungesa në mbrojtje, skuadra e Luis Enrique nuk e vuri asnjëherë në dyshim suksesin në këtë udhëtim.

Neymar në minutën e 25-të kaloi në epërsi Barcelonën, ndërsa dy minuta më vonë, për 0-2 shënoi Suarez.

Edhe në pjesën e dytë Barcelona shënoi dy gola, me anë të Neymar, që kompletoi hattrikun.

Las Palas 0-2 Barcelona, statistikat pas pjesës së parë

Barcelona e ka fituar 2:0 pjesën e parë ndaj Las Palmas, me golat e shënuara nga Suarez dhe Neymar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat