Mazzarri shkarkohet

Futboll

Mazzarri shkarkohet

Më: 17 maj 2017 Në ora: 15:58
Mazzarri

Walter Mazzarri është shkarkuar nga Watford dhe do të largohet në fund të sezonit. Italiani duhanpirës megjithëse pati një start të mirë ka pësuar një rënie graduale pas pesë humbjeve radhazi. Dhe familja Pozzo tashmë ka vendosur t’i japë fund. Mazzarri pritet të largohet nga posti i trajnerit të Watford pas ndeshjes së fundit ndaj Manchester City të dielën. Mazzarri është kritikuar nga tifozët për stilin e lojës dhe mungesës së anglishtes.

Ekipi i tij kishte dy muaj që nuk shënonte gol jashtë fushe përpara se të shënonte tre gola në portën e Chelsea të hënën.55 vjeçari ishte pasardhësi i Qique Sanchez Flores i cili u shkarkua në fund të sezonit të kaluar, megjithëse bëri një punë të mirë. Mazzarri kishte një fillim të mirë në kampionat por rezultatet kanë rënë, me lojtarët që kanë mbetur të pakënaqur me metodat e tij. Kapiteni Troy Deeney pritej të largohej në fund të sezonit pasi nuk ishte dakord për shumë gjëra në klub. Heroi i shkarkuar i Leicester Claudio Ranieri është favoriti për të zëvendësuar bashkëkombësin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat