Rritet numri i shqiptarëve në kombëtaren e Zvicrës

Futboll

Rritet numri i shqiptarëve në kombëtaren e Zvicrës

Më: 18 maj 2017 Në ora: 18:09
Florent Hadërgjonaj

Pas sulmuesit Albian Ajetit (St. Gallen) edhe mbrojtësi Florent Hadërgjonaj (Ingolstadt) ka marrë ftesë nga përzgjedhësi zviceran, Vladimir Petkoviç. Mbrojtësi i Ingolstadt ka marrë së fundmi një ftesë nga kombëtarja e Zvicrës për dy ndeshjet e muajit qershor, miqësoren ndaj Bjellorusisë si dhe atë eliminatore kundër Ishujve Faroe.

Hadërgjonaj ka qenë një lojtar i vëzhguar nga De Biasi por fakti që luan si mbrojtës i krahut të djathtë ku luan Elseid Hysaj ndoshta e ka bërë të pamundur afrimin e tij tek Shqipëria. Në kombëtaren e Zvicrës luajnë Xherdan Shariqi, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Shani Tarashaj e Admir Mehmedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat