Hamburgu i Mavrajt shpëton nga rënia në Bundesliga 2

Futboll

Hamburgu i Mavrajt shpëton nga rënia në Bundesliga 2

Më: 20 maj 2017 Në ora: 17:46
Mavraj

Në xhiron e fundit skuadra e Hamburgut ka siguruar mbijetesën në Bundesliga.

Është mbyllur sezoni i rregullt në Gjermani, me xhiron e 34-të që solli disa rezultate interesante.

Pasi që kampioni i Bundesligës ishte përcaktuar disa javë më herët dhe skuadrat që do të merrnin pjesë në Evropë pothuajse të gjitha kishin mësuar fatin e tyre, interesante kishte mbetur gara për mbijetesë.

Hamburgu i mbrojtësit shqiptar Mërgim Mavraj, ia doli të shpëtonte nga barazhi në xhiron e fundit pas fitores me përmbysje ndaj Wolfsburgut 2:1, duke lënë ‘Ujqit’ që të vendosin fatin e tyre në ndeshjet e barazhit. Mavraj ishte titullar për 90 minuta në këtë takim

Kampioni aktual, Bayern Munich mposhti Freiburgun 3:1, me golat e Arjen Robben, Arturo Vidal dhe Franck Ribery.

Fitoi edhe Borussia Dortmund, ndaj Werder Bremen 4:3 dhe siguroi vendin e tretë, duke e lënë Hoffenheimin në pozitën e katërt dhe të fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Nga liga janë larguar Darmstadt dhe Ingolstadt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat