Trepça ’89 godet ‘Torcidën’

Futboll

Trepça ’89 godet ‘Torcidën’

Nga: K.G. Më: 22 maj 2017 Në ora: 19:19
Torcida

Kampioni i ri i Kosovës, Trepça ’89 nga Mitrovica, tani e tutje është me tifozerinë e saj. Në fakt, ata godasin goxha rëndë ‘Torcidën’ me krijimin e tifozerisë së re. ““Pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë së  KF TREPÇA' 1989 FC me datën 21.05.2017
Ka marrë vendim dhe njëherit propozon me kërkesën e Simpatizuesve-Qytetarëve të Mitrovicës të formoj Tifo Grupin e ri me emër:
1. Djemtë e Minatorit
2. Kristalët
3. Mitrovica
Ju lutem të gjithë Qytetarëve Mitrovicas që të përzgjedhni njërin nga këta tre emra.
Vota e Juaj do ta zgjedh emrin e ri të Tifo Grupit të KF TREPÇA'1989 FC”, thuhet në njoftimin e Trepçës ‘89.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat