Anti-terrori masa të larta sigurie për finalen e Europa League

Futboll

Anti-terrori masa të larta sigurie për finalen e Europa League

Më: 23 maj 2017 Në ora: 11:31
Ilustrim

Ngjarja e mbrëmshme në Manchester Arena është sulmi më i ashpër terrorist në tokën ishullore që nga 7 korriku i vitit 2005, kur në Londër nga katër bombat e vendosura nga Al Kaeda në mjetet e transportit publik u vranë dhjetëra veta e u plagosën  me qindra përfshi edhe katër kamikazët. Ndërkohë policia e Anti-Terrorizmit e ka vendosur në “shtetrrethim” finalen e Europa League-s mes Manchester United dhe Ajax-it në Stokholm, pasi frika e sulmeve terroriste është mjaft e madhe, shkruan telesport.  Yjet e Jose Mourinho-s mbrohen nga trupat e anti-terrorit ndërsa skuadra po përgatitet për ndeshjen e cila tashmë praprihet nga një situatë shumë e zymtë. Lojtarët e Manchester United dhe City, por edhe të Ajax-it kanë reaguar pas ngjarjes tronditëse.

UEFA ka këmbëngulur që ndeshja të luhet ndërsa lojtarët e të dyja skuadrave do të mbajnë shiritat e zisë në krahë si dhe një minutë heshtje përpara takimit. Forca të shtuara të policisë janë vendosur në Stokholm, helikopterë dhe makina të shumta policie patrullojnë nga ajri dhe në terren. Lojtarët e Të Kuqve do të fluturojnë drejt kryeqytetit të Suedisë sot në mbrëmje për t’u larguar menjëherë pas ndeshjes që do të luhet nesër mbrëma, ndërsa bashkëshortet e tyre do të udhëtojnë të mërkurën në mëngjes dhe do të largohen po nesër mbrëma. Zëdhënësi i Manchester United tha: “Ne po rishikojmë planet tona të sigurisë dhe kemi që mbrëmë që po punojmë për këtë. Një takim do të zhvillohet ku do të vensorim se si do të procedohet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat