Barcelona, arrestohet ish-presidenti Rosell

Futboll

Barcelona, arrestohet ish-presidenti Rosell

Më: 23 maj 2017 Në ora: 13:08
Barcelona

Arrestohet Sandro Rosell. Policia Spanjolle në bashkupunim me Task Forc kanë arrestuar ish-presidentin e Barcelonës, për të cilin rëndon akuza e pastrimit të parave. Sipas hetuesve, Rosell dyshohet se është i përfshirë në një rrjet të organizuar. Ish-kreu i blaugranave  në mënyrë të jashtë ligjshme  ka firmosur një marrëveshje me Konfederatën e Futbollit Brazilian, nga ku ka përfituar në mënyrë të padrejtë para në formën e komisioneve nga e drejta e shitjes së imazhit të Kombëtares së Brazilit.

Në bashkëpunim me një agjensi marketingu, Rosell ka arritur të përvetsojë shuma të mëdha dhe sipas prokurorisë spanjolle, këto veprime janë cilësuar si të kundra ligjshme. I përshirë në këtë cështje është edhe ish-presidenti i Federatës Barziliane të Futbollit, Ricardo Teixeira,i cili gjithashtu është arrestuar. Për ish-numrin një të Barcelonës rendon edhe një akuzë tjetër, ajo e korrupsionit, për cështjen të transferimit të sulmuesit Neymar. Në lidhje me këtë akuzë prokuroria ka kërkuar 5 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat