Iniesta: Mund të largohem nga Barcelona

Futboll

Iniesta: Mund të largohem nga Barcelona

Më: 24 maj 2017 Në ora: 21:01
Iniesta

Ditëve të fundit mediat italiane kanë shkruar për transferimin e madh të Juventusit, i cili Barcelonës mund t’ia marrë Andre Iniesta.

Vetë futbollisti spanjoll sot është deklaruar për media, duke thënë se ekziston mundësia që të mos e përfundojë karrierën në Barcelonë.

“Gjithmonë ekziston mundësia që të mos e përfundoj karrierën te Blaugranët. Nuk them asgjë për mundësinë e vazhdimit të kontratës së re, por vetëm më është dashur që të vlerësoj mirë situatën në bazë të paraqitjeve të mia në këtë sezon. Kur t’i analizoj këto, atëherë do të vendosë çfarë do të bëj më tutje”, ka thënë Iniesta. 

Kapitenit të Barcelonës kontrata i skadon vitin e ardhshëm dhe katalonasit kanë nevojë për një futbollist të ri nëse nuk dëshirojnë ta mbajnë Iniestën në radhët e veta. 

Barcelona, sipas shkrimeve të mediave, nuk do ta pengojë Iniesta nëse dëshiron të braktisë ekipin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat