Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi nuk do udhëtojnë drejt Gjenevës

Futboll

Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi nuk do udhëtojnë drejt Gjenevës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 maj 2017 Në ora: 13:49
Xherdan Shaqiri

Në ora 14.00 përfaqësuesja e futbollit zviceran do udhëtojë me autobus drejt Gjenevës për finalen e Kupës. Vetëm gjashtë lojtarë mund të qëndrojnë në hotel dhe mes tjerash edhe Xherdan Shaqiri, shkruan “Blick”.

Ky ndryshim ka ardhur pasi është vendosur që lojtarët zviceranë të ndjekin Finalen e Kupës mes Sionit dhe Baselit.

Lojtarët që bëjnë tifo për Sionin janë Edimilson Fernandes dhe Leo Lacroix; ndërsa për Baselin janë ish fraksioni Yann Sommer, Timm Klose, Fabian Frei dhe Breel Embolo. Shaqiri nuk do mund të udhëtojë për shkak të Allstar-Game të sponsorizuesit të përfaqësueses zvicerane VW.

Krahas Shaqirit në Allstar-Game do marrin pjesë Gregor Kobel, Steven Zuber (të dy ish GC), Admir Mehmedi, Anto Grgic (të dy ish FCZ) dhe Florent Hadergjonaj (ish YB)./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat