Juventus luan me krejt yjet ndaj Bolognas

Futboll

Juventus luan me krejt yjet ndaj Bolognas

Më: 27 maj 2017 Në ora: 08:59
Juventus

Juventus sot do të luaj ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Serie A, kur në udhëtim do të luaj ndaj Bolognas

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri do të luaj me lojtarët më të mirë, në ndeshjen e sotme të Serie A ndaj Bolognas.

Ai nuk do të kursejë lojtarët më të mirë, ani pse sot një javë luan në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Përveç në mbrojtje ku do të ketë disa ndryshime, në mesfushë dhe sulm, Juventus do të luaj me yjet e skuadrës si Khedira, Pjanic, Cuadrado, Mandzukic, Higuain dhe Dybala.

Allegri nuk dëshiron të dijë për lëndime, pasi synon të mbyll sezonin me fitore, ashtu edhe sikurse i takon kampionit.

Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohet nga ora 18:00.

Formacione:

Bologna: Mirante; Torosidis, Oikonomou, Maietta, Masina; Donsah, Viviani, Dzemaili; Krejci, Destro, Di Francesco

Juventus: Audero; Lichtsteiner, Barzagli, Bonucci, Asamoah; Khedira, Pjanic; Mandzukic, Cuadrado, Dybala, Higuain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat