Gati për finale

Futboll

Gati për finale

Më: 29 maj 2017 Në ora: 14:04
Ilustrim

Edhe një finale për të dhënë verdiktet e fundit të sezonit. Të mërkurën më 31 maj, Skënderbeu dhe Tirana do të përplasen në “Elbasan Arena” për trofeun e Kupës së Shqipërisë, kur përvec fituesit do të mësohet edhe skuadra e katërt shqipare pjesëmarrëse në Europa League për sezonin e ardhshëm. Korcarët pas zhgënjimit në kampionat, ku u zbritën nga froni pas gjashtë titujve radhazi, do të synojnë ta mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, me një trofe të cilin nuk e kanë fituar asnjerë, pasi kanë dështuar në katër finale të mëparshme.

Situata e pazakonte te Tirana, e rënë një kategori më poshtë pikërisht në sfidën e fundit të kampionatit me Vllazninë në “Loro Borici”. Pavaërisht zhëgnjimeve në të dy kampet për dështimet në superiore, atmosfera në “Elbasan Arena” do të jetë e zjarrtë, kjo falë mbështetjes që do të japin të dyja tifozëritë.

Tifozët korcarë po edhe ata bardheblu kanë nisur prej ditësh organizim për të dhuruar spektakël shkallët e stadiumit, secila palë në mënyrën e saj. Edhe tifogrupi Tirona Fanatics, i cili prej muajsh e ka bojkotuar skuadrën për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me presidentin Refik Halili, ka njoftuar praninë në sfidën e fundit të sezonit, për të dhënë mesazhin u ultrasve bardheblu rreth situatës ku gjendet Tirana, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë. “Fanatics” nuk dëshirojnë të japin detaje të këtij organizimi, ku pa dyshim do të shprehin zhgënjimin dhe protestën e tyre për gjendjen e paprecedentë ku ndodhet klubi më i titulluar në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat