Wolfsburg qëndron në Bundesligë

Futboll

Wolfsburg qëndron në Bundesligë

Më: 30 maj 2017 Në ora: 05:40
Wolfsburg

Wolfsburg siguroi qëndrimin në Bundesligë pasi fitoi dhe takimin e dytë të play-out me Braunschëeig. Një gol i Vierinhas në pjesën e dytë i dha suksesin dhe në sfidën e kthimit, po me të njëjtin rezultat si në përballjen e parë skuadrës së Jonker që menaxhoi mjaft mirë lojën duke mos lejuar vendasit që të vendosnin në vështirësi Casteles.  Në pjesën e parë Eintracht i shtyrë dhe nga publiku krijoi dy raste të mira por nuk arriti dot të finalizojë, ndërsa në pjesën e dytë ishte një këmbngulje e Mallit që lejoi Vierinhën të realizonte golin e parë në një ndeshje Bundeslige që prej nëntorit të 2015-tës.

Në epërsi skuadra mike e pati të thjeshtë menaxhimin e rezultatit duke qëndruar në Bundesligë për të 29-tin sezon radhazi falë rezultatit të përgjithshëm 2-0 në të dyja ndeshjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat