Juventusit i lëndohet trajneri Allegri në ndeshjen për bamirësi

Futboll

Juventusit i lëndohet trajneri Allegri në ndeshjen për bamirësi

Më: 31 maj 2017 Në ora: 06:44
Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka pësuar një dëmtim në ndeshjen për bamirësi që u zhvillua të martën e në fushë ishte edhe Alessandro Del Piero.

Trajneri luajti vetëm 15 minuta në Juventus Stadium ku pësoi dëmtim në muskulin e këmbës.

Allegri që është 49 vjeçar ka luajtur me Perugian, Cagliarin, Napolin dhe Pescaran.

“Është një tërheqje e lehtë, asgjë serioze.”

“Janë vente të jashtëzakonshme ku ne mund të japim diçka të vogël për njerëzit që kanë nevojë”.

“Unë isha i pafat, gjithçka shkon me moshë”, ka thënë Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat