Juve me super premi

Futboll

Juve me super premi

Më: 31 maj 2017 Në ora: 13:26
Ilustrim

Juventus ka vendosur për preminë që do të marrin futbollistët në rast të një suksesi në finalen e Champions League ndaj Realit të Madridit.
Presidenti i klubit italian, Andrea Angnelli ka premtuar një shpërblim prej 9.1 milion euro ekipit, nëse do të triumfojnë me 3 qershor ne Cardiff.
Në rast suksesi, secili nga 26 lojtarët do të marrë 350 mijë euro. Sigurisht, këto janë para që do të hidhen në arkat e bardhezinjve nga sponsoret dhe UEFA, për shkak të rezultateve të shkëlqyera në këtë edicion të Championsit. Kësaj shumë do t'i shtohen dhe 150 mijë euro për kampionatin e 6-të radhazi duke arritur në shifrën e 500 mijë eurove.

Megjithatë edhe ne rastin më të keq që Juventus nuk do t’ia dilte dot kundër Real Madrid, vetëm për arritjen deri në finale, lojtarët do të përfitonin secili nga 270 mijë euro..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat