Wenger vazhdon me Arsenalin

Futboll

Wenger vazhdon me Arsenalin

Më: 31 maj 2017 Në ora: 16:23
Arsene Wenger

Trajneri i mirënjohur, Arsene Wenger, vazhdon edhe për dy vjet me ekipin e Arsenalit, që ka në radhët e saj dy shqiptarë: Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.  Arsenali zyrtarizoi marrëveshjen e re që sigurisht nuk i ka bërë të lumtur ata tifozë që kërkojnë prej muajsh largimin e francezit.

Suksesi i fundit në finalen e FA Cup ndaj Chelseat, duket se i ka bindur drejtuesit e klubit, për t’i dhënë një tjetër rast 67-vjecarit, i cili nuk e fiton Premier Leaguen që nga viti 2004. Përveç këtij sezoni, nën udhëheqjen e francezit, Arsenali ishte kualifikuar gjithmonë në Champions League, por pa mundur në asnjë rast që ta fitojë trofeun më të rëndësishëm për klube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat