‘Intelektualët’ bëjnë thirrje: Të gjithë në Mitrovicë

Futboll

‘Intelektualët’ bëjnë thirrje: Të gjithë në Mitrovicë

Nga: Kemajl Goca Më: 2 qershor 2017 Në ora: 18:42
Intelektualët

Drita nga Gjilani dhe Dukagjini i Klinës, do të zhvillohet të dielën në kuadër të barazhit në futboll. Sfida luhet në stadiumi “Riza Lushta” dhe fillon në orën 16.00. Drita është në pozitën e nëntë në elitë, e cila kërkon mbetjen në ligë, kurse Dukagjini nga vendi i katërt i Ligës së Parë mëton të ngjitet një rang më lartë.

“Të dielën klubi jonë i zemrës e ka ndeshjen më të rëndësishme të këtij stinori, pra ndeshjen e barazhit. Arsye për të munguar nuk ka, të gjithë tifozët të gjitha nëngrupet e ‘Intelektualeve’ do të udhëtojmë në Mitrovicë të gjithë të bashkuar për një qëllim, ta përkrahim Dritën drejt synimit, qëndrimin në Superligën e Kosovës”, bëhet e ditur nga ‘Intelektualët’ e Dritës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat