Dikush do të vajtojë, dikush do të gëzohet

Futboll

Dikush do të vajtojë, dikush do të gëzohet

Nga: Kemajl Goca Më: 2 qershor 2017 Në ora: 19:31
Hashani e Mifttari

Katër skuadra në ethe e garave të barazhit, Drita nga Gjilani dhe Ferizaj, anëtarë të elitës së futbollit, si dhe Vllaznia nga Pozhorani e Dukagjini i Klinës, pjesë e Ligës së Parë të Kosovës. Drita si i nënti në elitë takohet me të katërtin e Ligës së Parë, KF Dukagjini, kurse Ferizaj si i dhjeti sfidohet nga Vllaznia, që zuri pozitën e tretë. Sfida ndërmjet Ferizajt dhe Vllaznisë, do të luhet nesër (në orën 16.00) në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, ndërsa të dielën takohen Drita e Dukagjini, po në të njëjtin stadium në orën 16.00. Dikush do të vajtojë e dikush do të gëzohet, sepse skuadra fituese do të garojë në Superligë. Drita dhe Ferizaj besojnë se do të mbesin në elitë, kurse Vllaznia e Dukagjini janë të motivuar se do të ngjiten një rang më lartë.

Kapiteni i Vllaznisë, Armend Miftari, shprehet se do të jetë ndeshje shumë e vështirë. “Ne jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe për fitore. Motivi i KF Vllaznia është të shkruajmë historinë. Ne si ekip jemi përgatitur në shumë aspekte të lojës sidomos në mesfushë dhe kemi një mbrojtje stabile po ashtu edhe një sulm të frikshëm për Ferizajn”, tha Miftari. Ai tregon se çfarë e dallon nga Ferizaj: “Nuk mundem me veçuar diçka që ku dallohet më shumë se jem një ekip i mirë, një grup i lojtarëve të mirë, por më së shumti në mbrojtje...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat