Zidane: Nuk tregoj se kush luan, gjasa janë të barabarta

Futboll

Zidane: Nuk tregoj se kush luan, gjasa janë të barabarta

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 21:29
Trajneri i Realit, Zinedine Zidane

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, ka thënë se asnjëra skuadër nuk është favorite.

Ai po ashtu se nuk do ta zbulojë formacionin dhe se do ta shohin vetëm në ditën e ndeshjes.

“Bale apo Isco? Fillimisht nuk do t’ju tregoj kush do të luajë, Isco apo Bale, ata mund të luajnë edhe së bashku”.

“Gjithë lojtarët janë gati, kështu që nesër do të shini nëse luan Isco apo Bale dhe formacionin në përgjithësi. Me rëndësi gjithë lojtarët janë gati”.

“Dua të them se ne nuk do të ndryshojmë asgjë nga loja jonë. Do të dalim në fushë dhe të bëjmë atë që kemi bërë gjatë gjithë sezoni, lojën tonë, stilin tonë, kjo nuk do të ndryshojë”.

“Do të tentojmë të japim më të mirën për ta fituar sërish Ligën e Kampionëve”.

“Allegri ka thënë se Reali është favorit? E kam thënë disa herë dhe po e përsëris se në finale nuk ka favorit, gjithçka është 50/50. Kështu që duhet të përgatisim mirë ndeshjen”, theksoi mes tjerash ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat