Barcelona me pagat më të larta në futboll, ja renditja e skuadrave

Futboll

Barcelona me pagat më të larta në futboll, ja renditja e skuadrave

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 10:51
Barcelona

Rrogat e futbollistëve janë nga më të diskutuarat në kohët e sotme. Nga viti në vit fatura e rrogave të futbollistëve për klubet e futbollit rritet teksa konkurrenca e tregut bën që lojtarët të përfitojnë gjithnjë e më shumë.

Një analizë e “Daily Mail” ka zbardhur një listë mjaft interesante me 25 klubet që paguan më shumë rroga në sezonin që u mbyll. 15 nga 25 klubet që shpenzuan më shumë për futbollistët janë pjesë e Premier Ligës angleze, por listën e kryeson një ekip spanjoll, Barcelona. Fatura e pagave të katalanasve në këtë sezon arriti shifrën 279 milionë paund.

Barcelona ndiqet në listë nga Mançester Junajtid dhe Çelsi, përkatësisht me 265 milionë paund dhe 256 milionë paund. Fatura e skuadrës së drejtuar nga Zhoze Murinjo është më e larta e historisë së një klubi anglez. 10 të parët plotësohen me radhë nga Real Madrid, Mançester Siti, PSG, Arsenal, Bajern Mynih, Liverpul dhe Juventus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat