Fakte interesante rreth finales mes Realit dhe Juventusit

Futboll

Fakte interesante rreth finales mes Realit dhe Juventusit

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 11:32
Juventus/Real Madrid

Në 24 finalet e fundit të Ligës së Kampionëve ka pasur 17 fitore të drejtpërdrejta dhe shtatë ndeshje të vendosura me penallti.

Gjithsej 65 gola janë shënuar, me rezultatet më të shpeshta që janë 2-1 dhe 1-1.

Real Madridi i ka fituar të gjitha pesë finalet e Ligës së Kampionëve, një numër rekord i triumfeve, ndërsa Juventusi ka humbur më shumë se çdo klub tjetër – katër.

Real Madridit i nevojitet vetëm edhe një gol më shumë për t’u bërë skuadra e parë që shënon 500 gola në Ligën e Kampionëve, nga faza e grupeve deri në finale.

Kjo do të jetë përballja e 19 ndërmjet Real Madridit dhe Juventusit – përballja e dytë më e luajtur në historinë e Championsit pas Real Madrid-Bayern (24 herë).

Juventus është e vetmja skuadër e pamposhtur në këtë garë sivjet – ata kanë fituar nëntë ndeshje dhe kanë barazuar tre.

Real Madridi ka shënuar në secilën nga 12 ndeshjet e luajtura këtë sezon (32 gola, sulmi me efektiv), por ka mbajtur portën e paprekur në vetëm një ndeshje.

Ndryshe, Los Blancos dhe Bianconerri sonte do të takohen me fillim në ora 20:45 në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat