Nëse finalja shkon në penallti, këta janë lojtarët që do t’i ekzekutojnë 11 metërshat

Futboll

Nëse finalja shkon në penallti, këta janë lojtarët që do t’i ekzekutojnë 11 metërshat

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 13:07
Juventus, Real Madrid

Edhe nëntë orë na ndajnë nga finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Si asnjëherë më parë, kjo finale është e pa parashikueshme për fituesin.

Shumë kush mendon se Juventus dhe Real Madrid do ta përcaktojnë fituesin vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Ndërkohë portali i njohur sportiv italian, Football Italia ka zbuluar edhe lojtarët që do t’i gjuajnë 11 metërshat.

Football Italia ka zbuluar nga pesë emra të futbollistëve nga të dyja skuadrat.

Për Juventusin përgjegjësinë do ta merrnin Paulo Dybala, Dani Alves, Miralem Pjanic, Leonardo Bonucci dhe Sami Khedira.

Higuain ka mbetur jashtë kësaj liste, pasi sipas këtij mediumi ai ka një histori të hidhur me ekzekutimin e penalltive.

Ndërkohë te Real Madrid, do të gjuanin lojtarë si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Luka Modric, Marcelo dhe Sergio Ramos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat