Kardif: Finalja Juventus – Real Madrid nën masa të shtuara të sigurisë

Futboll

Kardif: Finalja Juventus – Real Madrid nën masa të shtuara të sigurisë

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 16:43
Pamje nga një ndeshje e mëparshme ndërmjet Real Madridit dhe Juventusit

Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit do të zhvillohet sot më vonë gjatë ditës në Kardif të Uelsit.

Policia e Uellsit Jugor e ka përshkruar finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet këtyre dy ekipeve, si "operacionin më të madh të sigurisë sportive" në Britani, pas sulmit terrorist në Mançester muajin e kaluar, nga i cili u vranë 22 vetë, shumë prej tyre fëmijë.

Real Madrid ka marrë pjesë në tri finale në katër sezonet e fundit, duke fituar titullin nël vitet 2014 dhe 2016. Tash, ekipi i Real Madridit po synon ta mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar dhe të bëhet skuadra e parë që e arriti këtë.

Po ashtu, Reali synon ta fitoj për të 12 herë titullin e skudrës më të mirë evropiane.

Juventusi i Torinës synon titullin e tij të tretë, pasi nuk ka fituar që nga viti 1996.

Në vitin 2015, ky ekip nga Italia në finale humbi nga Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat