Real Madridi në histori, 12 herë kampion i Evropës

Futboll

Real Madridi në histori, 12 herë kampion i Evropës

Nga: Kemajl Goca Më: 3 qershor 2017 Në ora: 21:35
Festa Real

(E plotësuar) - Real Madridi në histori. Real Madridi është ekipi i parë që mbrojti titullin e kampionit të Evropës. "Mbretërit" shënuan fitore me rezultat 4:1 ndaj kampionit të Italisë, Juventusit, në finalen e madhe e cila u zhvillua në stadiumin "Millenium" në Cardiff. Futbollisti Cristiano Ronaldo edhe një herë tregoi klasin e tij. Ai me dy golat e tij së bashku me Casemiron që realizoi një, vulosën fitoren e madhe.  Që nga viti 1992 ekziston formati i Champions League, ndërsa Reali është ekipi i parë që mbrojti titullin. Reali deri më tash 12 herë ka fituar titullin e Evropës, ndërsa Juventusi u dogj keq nga dëshira e madhe dhe nuk e realizoi ëndrrën që ta fitoi edhe këtë trofe që do të kompletonte kurorën e trefishtë. Real Madridi tani do të takohet me Manchester Utd, në finalen e Superkupës e cila do të luhet në Shkup.

Sidomos në 45 minutat e dytë Reali dha maksimumin, bëri lojë mjeshtërore, dëshmoi se është një klas më lartë se rivali. Një trofe me plotë meritë, një Juventus që do ta kujtojë gjatë këtë humbje të rëndë, një humbje më katastrofë se e ajo e vitit 2015, në finale kur u mund me 3:1 nga Barcelona.  Trajneri Zinedine Zidane me lojtarët e tij feston këtë superfitore, këtë super trofe dhe në fakt që u bë trajneri i parë, me Realin që mbrojtën titullin e Evropës.  Zidane edhe si lojtar, tani si trajner u tregua se është mjeshtër, është  strateg i madh, me plotëkuptimin e fjalës, njeriu i titujve dhe i historive.   

90' Asensio ia jep goditjen e fundit Juventusit.  Ai shënon për fitoren e thellë 4:1.

90' Rezultati 4:1, Reali në histori! 

84' Gjithnjë e më vështirë për Juventusin. Cuadrado përjashtohet nga loja shkaku i dy kartonëve të verdhë, Juve me një lojtar me pak.

82' Finale e madhe e cila arsyetoi veten me lojë e me gola. Minutat e fundit, emocione të mëdha, Ronaldo me shokë janë shumë afër ëndrrës. 

80' Dhjetë minuta e ndajnë Realin nga triumfi i madh, dhjetë minuta shpresë për Juventusi, gjithçka e hapur.

75' Pak kush ka pritur se do të shënohet aq gola në një finale të madhe, një lojë e bukur, ashtu si dinë dy skuadrat e mëdha.

72' Real Madridi kurrë më afër suksesit të madh. Real Madridi me trajnerin Zidane shumë afër që të bëjnë historinë, të bëhen ekipi i parë në histori që e mbrojnë titullin e kampionit apo në historinë 25-vjeçare kur ekziston formati i Champions League.

Image

64' Modriç për bukuri nga fundorja harkoi deri te Cristiano Ronaldo, duke e ngritur epërsinë në 1:3 pikërisht ishte goli i dytë i tij.

61' Casemiro shokon "Zonjën e Vjetër".  Ai nga rreth 22-23 metra me një godtije të fortë në këndin e djathtë e të poshtë la të befasuar portierin Buffon, 1:2.

54' Modriç tentoi nga distanca por nuk u befasua Buffon.

54' Skuadrat janë të kujdesshme, secila presin gabimin e njëra - tjetrës që të kalojnë në epërsi. 

50'  Në presion të dyja ekipet,  Juve përpiqet të shfaqet sa më e rrezikshme po ashtu edhe Real Madridi.

47' Rezultati edhe më tej i pandryshuar, një periudhë më shumë emocione dhe çdo gabim qoftë i njërës palë dhe skuadrës tjetër, do t'i kushtojë shtrenjtë. 

Filloi pjesa e dytë, cila skuadër do të jetë më afër qëllimit? Real Madridi do ta fitojë trofeun e 12-të në histori të tyre apo Juventusi të tretin?

Image

Përfundoi pjesa e parë:

38' Po i afrohen fundit të pjesës së parë, ekipet japin maksimumin dhe kërkojnë golin e epërsisë.

35' Rezultati 1:1, deri më tash dy lojtarë të ndëshkuar me karton të verdhë: Ramos i Real Madridit dhe Dybala i Juventusit. 

32' Lojë e bukur, dy gola e spektakël në stadiumin "Millenium" në Cardiff.  

27'  Kroati Mario Mandzukiç shënoi eurogol. Ai la të shtangur portierin Navas. Mandzukiç nga rreth 13-14 metra me një godtitje volej ngriti në këmbë gjithë stadiumin, 1:1. 

20' Cristiano Ronaldo kaloi në epërsi Real Madridin. Carvajal për mrekulli pasoi deri të lojtari më i mirë në botë, Ronaldo i cili nga rreth 14 metra me gjuajtje të fortë e përtokë e shkundi portën e portierit Buffon.
Sipas asaj që ndodhë deri më tash në fushë, Real Madridi ka posediimin e topit për 61 pqër qind në krahasim me Juven për 39 për qind.

18' Lojë e baraspeshuar, me pak raste shënimi, skuadrat mëtojnë të shënojnë, por deri me tash mbrojtjet janë në nivel të detyrës.

15" Pa ndryshime të rezultatit, ekipet taktizojnë, por cila do të shijojë e para golin?

Rezultati baras, një karton i verdhë. Paulo Dybala i Juventusit. 

10' Rezultati vazhdon pa ndryshime, lojë mjaft e te dyja palëve. 

7' Miralem Pjaniç pati një mundësi të mirë, por gjuajtjen e tij e ka pritur me vetëmohim portieri Navas.  

5' Juventusi orvatet për të sulmuar përmes Higuainit.
3' Rezultati baras në ndeshjen e madhe, te dyja skuadrat janë të motivuara deri në pikën e fundit. 

Filloi loja.

Lojtarët dalin në fushë, gjithçka gati, një atmosferë e zjarrtë.

Juventusi-Real Madridi, finalja e madhe e Champions League në futboll, e cila sjellë drithërima ndërmjet tifozëve veçmas në stadiumin "Millenium" në Cardiff.  Kush më i fortë, Juventus apo Real Madridi? Reali futet me misionin për ta mbrojtur titullin, kurse Juve për ta sjellë në Torino.

Image

Juventus-Real 1:4

Stadiumi: "Millennium Stadium", Cardiff.
Gjyqtar: F. Brych (Gjermania).
Shënues: Mandzukiç (27') - Ronaldo (20' e 64'), Casemiro (61') e Asensio (90'). 

Kartonat e verdhë: Dybala, Pjaniç, Alex Sandro, Cuadrado - Ramos, Carvajal, Kroos, Asensio.

Juventusi: Buffon, Barzagli (Cuadrado 66'), Bonucci, Chiellini, Alves, Pjaniç (Marchisio 71'), Khedira, Alex Sandro, Dybala (Lemina 78'), Higuain dhe Mandzukic.
Real Madridi: Navas, Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo, Kroos (Morata 89'), Casemiro, Modriç, Isco (Asensio 82'), Benzema (Bale 77') dhe Ronaldo.

Finalet e fituara e të humbura:
1972/73:  Ajax-Juventus                 1:0

1982/83: Hamburger SV-Juventus         1:0

1984/85: Juventus-Liverpool         1:0

1995/96: Juventus-Ajax 1:1 (4:2 me penallti)

1996/97: Borussia Dortmund-Juventus 3:1

1997/98: Juventus-Real Madrid    0:1

2002/03: Juventus-Milan 0:0 (2:3)

2014/15: Juventus-Barcelona        1:3

2016-17: Juventus-Real Madrid 1:4

 

13 finalet e Champions League

1955/56: Real Madrid-Stade de Reims  4:3

1956/57: Real Madrid-Fiorentina 2:0

1957/58: Real Madrid-Milan 3:2 (pas vazhdimeve)

1958/59: Real Madrid-Stade de Reims  2:0

1959/60: Real Madrid-Eintracht   7:3

1961/62: Benfica-Real Madrid      5:3

1963/64: Inter-Real Madrid 3:1

1965/66: Real Madrid-Partizan (BG)      2:1

1980/81: Liverpool-Real Madrid   1:0

1997/98: Real Madrid-Juventus    1:0

1999/00: Real Madrid-Valencia    3:0

2001/02: Real Madrid-Bayer         2:1

2013/14: Real Madrid-Atletico Madrid 4:1 (pas vazhdimeve)

2015/16: Real Madrid-Atlético Madrid 1:1 (5:3 me penallti)
2016-17: Juventus-Real Madrid 1:4

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat