Alves gjen fajtorin pas humbjes nga Reali

Futboll

Alves gjen fajtorin pas humbjes nga Reali

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 09:14
Juve Real

Alves e ka pranuar se Reali ishte më i mirë se Juventusi dhe meritoi të fitojë trofeun, teksa thotë se mbrojtja është problemi kryesor që humbën këtë finale.

Real Madridi e ka mposhtur 4:1 Juventusin në finale të Ligës së Kampionëve, për të shkruar historinë, duke u bërë skuadra e parë që mbron titullin.

Ronaldo kaloi në epërsi Los Blancos (20’), por pas shtatë minutave, Mario Mandzukic barazoi gjithçka.

Megjithatë, në pjesën e dytë, djelmoshat e Zinedine Zidane bën paraqitje fantastike, duke shënuar tre gola dhe mos i dhënë shumë hapësira Zonjës së Vjetër.

Për këtë sfidë ka folur edhe Dani Alves, i cili ka përgëzuar Real Madridin për triumfin.

“Ne arritëm që të shënojmë golin e barazimit, por në pjesën e dytë thjeshtë Real Madridi luajti më mirë”, tha Alves për Mediaset Premium.

“Mendoj se ka të bëjë me trajtimin që i bëmë dhe si iu qasëm ndeshjes. Ne nuk u mbrojtëm mirë ashtu siç dimë të bëjmë dhe kjo bëri diferencën”, shtoi ai.

“Nëse nuk jeni i koncentruar dhe mbani lartë ritmin e lojës, Real Madridi mund të ju ndëshkojë me talentin që ka dhe kjo ndodhi”, theksoi mes tjerash ish mbrojtësi i Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat