Shqiptarët e Shkupit shkatërruan klubin maqedon

Futboll

Shqiptarët e Shkupit shkatërruan klubin maqedon

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 10:51
Pamje nga ndeshja

Skuadra e futbollit Shkupit ka shënuar fitore të lartë me rezultat 4:1 në ndeshjen e parë të balotazhit, që e ka luajtur ndaj ekipit të Ligës së Dytë Novaci për të mbetur edhe sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë të Maqedonisë. Me një dominim total dhe me shumë raste për gol skuadra shqiptare Shkupi ka treguar se me pak fat sportiv nuk do të duhej të luajë balotazhin. Skuadra e Ardian Nuhiut për vetëm 16-të minuta tregoi se Novaci nuk ka se çka të kërkon në këtë përballe.

Serinë e golave e hapi Ermedin Adem në minutën e 11-të, që më pas mysafirët të jenë në shok pas golit që shënoi Muharem Bajrami. Minuta e 31 ishte edhe një goditje tjetër e shpejtë dhe e fortë e Shkupit. Bunjamin Shabani asistoi për Emmanuel Mbellan, i cili nga një distancë prej më shumë se 30 metrave shënoi golin  e tretë. Me këtë rezultat edhe u shkua në pushim. Në pjesën e dytë përsëri Shkupi dominoi lojën, por nga një pakujdesi në mbrojtje Kalevski arriti që të zbut epërsinë në 3:1. Por që gjithçka të jetë në stilin e ish-kampionit të Maqedonisë dhe fituesit të kupës së Maqedonisë, Shkupit, Fatmir Arifi shënoi golin e katërt për rezultat përfundimtar, që mundë të thuhet i ka dhënë Shkupit epërsi të madhe dhe pothuajse gati është mbijetesa në elitën e më të mirëve.

Ndeshja e dytë në mes Novacit dhe Shkupit luhet të mërkurën në Shtip, me fillim në orën 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat