Milan konfirmon transferimin e Rodriguez

Futboll

Milan konfirmon transferimin e Rodriguez

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 02:57
Ricardo Rodriguez

Milan ka konfirmuar se mbrojtësi i Wolfsburg, Ricardo Rodriguez, do të arrijë në San Siro në ditët në vijim.

Agjenti i zviceranit e pati konfirmuar javën e shkuar se janë në bisedime me gjigantin italian, por tani klubi ka shtuar edhe më tepër spekulimet për këtë kalim.

Një video e shpërndarë në Twitter me inicialet e Rodriguez shfaq ngjyrat e Wolfsburg, para se ato të bëhen kuq e zi, me përshkrimin “Së shpejti”.

Mbrojtësi raportohet të ketë arritur në Itali, ndërsa para gazetarëve ka thënë se është i lumtur me këtë lëvizje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat