Milot Rashica lëndon mbrojtësin Pepa

Futboll

Milot Rashica lëndon mbrojtësin Pepa

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 18:30
Milot Rashica në aksion

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e dytë stërvitorë në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Botëror “Rusi 2018” ndaj Turqisë. Kjo sfidë do të zhvillohet më 11 qershor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Lajmi i mirë është se portieri Sajmir Ujkani ka lënë pas shqetësimet fizike dhe ditën e sotme është stërvitur me grupin.

Për sa i përket sulmuesit Valon Berisha ai u stërvit veçmas duke kryer disa vrapime rreth fushës dhe nuk dihet nëse do të jetë në formë për tu aktivizuar.

Mbrojtësi Avni Pepa ka shqetësuar disi stafin teknik pasi është detyruar të ndërpresë stërvitjen për shkak të një dëmtimi në dukje serioz. Pepa u lëndua pas një dueli me Milot Rashicën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat