Messi ka arritur marrëveshje për kontratën e re, klauzola e tij 400 milionë euro

Futboll

Messi ka arritur marrëveshje për kontratën e re, klauzola e tij 400 milionë euro

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 09:28
Lionel Messi

Barcelona flitet se e ka arritur marrëveshjen më të rëndësishme të viteve të fundit, pasi e ka bindur Lionel Messin që ta bazhdojë kontratën me klubin. 

Sipas asaj që shkruan Marca, sulmuesi ishte duke u menduar për rinovimin ose jo, dhe tashmë ka marr vendim.

Marrëershja e re do ta lidh Messin deri në vitin 2021 ose 2022.

Edhe paga e tij do të ketë ndryshime të mëdha, por që më shumë është e lidhur me bonuse.

Tashmë ka mbetur vetëm Messi ta nënshkruajë këtë kontratë, që në fund të saj është edhe një klauzolë lirimi për 400 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat