Shkodra te Skënderbeu

Futboll

Shkodra te Skënderbeu

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 12:18
Donjet Shkodra

Donjet Shkodra është goditja e parë e madhe e afatit kalimtar të verës për Skënderbeun. Klubi korçar zyrtarizoi marrëveshjen me 28-vjeçarin, duke përmbyllur me firmë bisedimet që ishin intensifikuar në ditët e fundit. Futbollisti i lindur në Prishtinë, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Flamurtarit ka nënshkruar kontratë 2-vjecar me Skënderbeun, pra do të qëndrojë në Korçë deri në verë të 2019-ës. Ishte këmbëngulja e Takajt që e bindi mesfushorin të qëndronte në Superiore, sigurisht jo me fanellën e Flamurtarit por me atë të 7 herë kampionëve të vendit.

Shkodra spikati me cilësitë e tij në Vlorë, ku u aktkvizua në 26 ndeshje të Superiores duke shënuar 9 gola. Aftësia për të goditur portës me gjuajtja te sakta dhe të forta nga jashtë zonës është një element që e dallon këtë futbollist nga të tjerët në futbollin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat