United nuk i ofron vazhdim të kontratës, Ibra largohet

Futboll

United nuk i ofron vazhdim të kontratës, Ibra largohet

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 21:45
Zlatan Ibrahimoviq

Zlatan Ibrahimoviq nuk do të jetë pjesë e ‘Djajve të Kuq’, sezonin e ardhshëm.

Duke filluar nga 30 qershori, Zlatan Ibrahimoviq nuk do të jetë më një futbollist i Manchester United.

Ylli suedez ka kaluar një sezon fantastik në Old Trafford, duke shënuar 28 gola në 46 ndeshje pasi u transferua nga PSG si futbollist i lirë, por lëndimi i rëndë që ka pësuar në muajin prill, ndikon në të ardhmen e Ibras,

35-vjeçari pritet të rikthehet vetëm gjatë janarit, por United ka vendosur të lirohet nga lojtari që ka një pagë prej 350 mijë eurosh në javë, duke u vënë në kërkim të një futbollisti të ri që do të jetë i gatshëm të luajë qysh nga fillimi i sezonit.

Dy janë emrat për ta zëvendësuar Ibran, Alvaro Morata i Real Madrid dhe Andrea Belotti i Torinos. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat