Lëndohet Rashkaj, Berisha e Ujkani stërvitën të diferencuar

Futboll

Lëndohet Rashkaj, Berisha e Ujkani stërvitën të diferencuar

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 02:42
Kosova

Për shkak se fusha e futbollit e stadiumit “Agron Rama” në Kastriot ishte shumë e fortë dhe e papërshtatshme për stërvitje, Kombëtarja A e Kosovës u detyrua që stërvitjen e radhës ta mbajë në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, e ku ishin të pranishëm një numër i madh i tifozëve.

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës po punojnë me përkushtim të madh , ndërsa shtabi teknik po përpiqet që të përgatisë ekipin sa më mirë në seanca stërvitore meqë, nuk ka mundësi të zhvillohen ndeshjet miqësore.

Stërvitja e radhës mbahet nesër në ora 14.00 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ndërsa pas lëndimit të Anel Rashkajt, në Kombëtare përzgjedhësi Bunjaku ka ftuar Fanol Përdedajn që sot iu bashkëngjitë grupit në stërvitje.

Pas stërvitjes trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka folur për gjendjen e futbollistëve të tij.

“Stërvitjet po shkojnë mirë sipas programit dhe dinamikës së paraparë. Pas lëndimit të Anel Rashkajt, lëndimi i të cilit nuk është i natyrës së rëndë por që kërkon trajtim jemi detyruar ta ftojmë Fanol Përdedajn”.

“Po ashtu ju keni parë se Valon Berisha dhe Samir Ujkani po stërvitin në mënyrë individuale, por prej nesër besoj do t’i bashkohen grupit dhe të jemi më komplet”, deklaroi Bunjaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat