Barcelona të bindur se Messi do të rinovojë

Futboll

Barcelona të bindur se Messi do të rinovojë

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 21:36
Lionel Messi

Barcelona janë duke i vazhduar bisedimet me Lionel Messin për t’i dhënë një kontratë deri në pensionim.

Presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se nuk janë të shqetësuar pasi  rinovimi do të ndodh.

“Messi dëshiron të pensionohet te Barcelona dhe rinovimi do të ndodh kur duhet të ndodh”.

“Këto fjalë i them duke u bazuar në fjalët e tij” .

Ai kishte thënë ditë më parë se do të dëshironte ta mbyllte karrierën te Barcelona.

Messi luan në skuadrën e parë që nga mosha 16 vjeçare.

Ai ka 507 ndeshje dhe ka shënuar 583 gola.

Me kontratën e re pritet të marr pagë prej 504,000  funte në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat