Fazliu: Në Flamurtar kishte shumë probleme

Futboll

Fazliu: Në Flamurtar kishte shumë probleme

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2017 Në ora: 19:40
Astrit Fazliu

Shumica e skuadrave të elitës së futbollit pretendojnë të përforcohen sa më shumë për edicionin e ri. Ndër klubet që konsiderohet që ka bërë përforcim të jashtëzakonshëm është edhe Drita nga Gjilani. Drejtuesit e këtij klubit vlerësojnë lart përforcimin e ri, Astrit Fazliu, i cili është prej sulmuesve më të mirë dhe që u dëshmua në Kampionatin Shqiptar. Fazliu ka pasur një karrierë interesante, sepse ka kaluar nëpër shumë klube, që nga Ferizaj, Trepça e Mitrovicës, Shkëndija e Tetovës, në Partizan të Tiranës dhe në Flamurtar të Vlorës. Ai tregon për gazetën kombëtare “Bota sot”, se a më shumë ka përfituar sa luajti në Kosovë apo në Shqipëri. Në fakt, Fazliu tha se me Dritën mund të arrijnë shumë, duke konsideruar se e kanë një klub mjaft të mirë. Sulmuesi nga Ferizaj nuk e harron dot Partizanin e  Tiranës, sipas tij ka kaluar një periudhë më të mirë në këtë klub me renome shqiptare.

“Bota sot”: Pas një kohe i rikthehesh futbollit të Kosovës, cilat janë arsyet?

Astrit Fazliu: E pash të arsyeshme, pasi tashmë edhe futbolli i Kosovës është i pranuar në shtëpinë më të madhe evropiane, UEFA dhe në atë Botëror, FIFA. Prandaj, liga është duke u forcuar goxha mirë.

“Bota sot”: Pse vendose për Dritën?

Astrit Fazliu:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat