Duka: Kam marrë 100 kërkesa për trajner të kombëtares

Futboll

Duka: Kam marrë 100 kërkesa për trajner të kombëtares

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 19:15
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka thënë se brenda 24 orëve ka marrë mbi 100 kërkesa për ta udhëhequr Kombëtaren shqiptare.

Kjo deklaratë vie pas dorëheqjes së trajnerit të Kombëtares shqiptare, Gianni De Biazi, i cili që nga dje zyrtarisht më nuk është në këtë post.

“Kanë mjaftuar 24 orë nga zyrtarizmi i shkëputjes së marrëdhënieve me De Biazin dhe kanë qenë dhjetëra, apo qindra mesazhe, që më kanë mbushur telefonin”, tha Duka për Tch.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat