Verratti te Barça, Rakitic te Juve?

Futboll

Verratti te Barça, Rakitic te Juve?

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 20:57
Marco Verratti dhe Ivan Rakitic

Mediat spanjolle sugjerojnë se nëse Barcelona nënshkruan me Marco Verrattin, atëherë Ivan Rakitic do të lejohet të largohet drejt Juventusit.

Mesfushori italian e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të qëndrojë te Paris Saint-Germaini dhe ka kërkuar largimin.

Ndërsa, edhe pse Bayern Munichu është i interesuar për të fituar shërbimet e tij, zemra e italianit është vendosur në Barcelonë.

Tani gazeta spanjolle Mundo Deportivo thekson se nëse Verratti arrin në Camp Nou, atëherë kroati Rakitic ka gjasa të lirohet.

Reprezentuesi 29-vjeçar i Kroacisë është një objektiv për trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri dhe këtë sezon kontribuoi me tetë gola dhe shtatë asistime në 51 ndeshje konkurse.

Rakitic kaloi në Camp Nou nga Sevilla në vitin 2014 për 18 milionë euro, por çmimi i tij thuhet se është më shumë se dyfishuar tashmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat