Mathieu largohet nga Barcelona, transferohet te Sporting

Futboll

Mathieu largohet nga Barcelona, transferohet te Sporting

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 22:58
Jeremy Mathieu

Barcelona ka filluar spastrimin e skuadrës me futbollistët që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit të ri.

Jeremy Mathieu nuk do të jetë më futbollist i Barcelonës, pasi që futbollisti ka udhëtuar drejt Portugalisë dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet te Sportingu.

Sipas së përditshmes portugeze A Bola, Mathieu do t’i kryejë sot testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë me Sportingun, i cili dëshiron të finalizojë gjithçka para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri.

33-vjeçari u transferua në Barcelonë nga Valencia në vitin 2014, por asnjëherë nuk ka arritur të bind me paraqitjet e tij me fanellën Blaugrana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat