Juventus konfirmon largimin e Dani Alves

Futboll

Juventus konfirmon largimin e Dani Alves

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 19:44
Dani Alves

Drejtori i “Zonjës së Vjetër”, Beppe Marotta ka konfirmuar se Dani Alves ka lëshuar skuadrën, duke thënë se i dëshiron gjithë të mirat tashmë ish-futbollistit të Juventusit.

“Ai ka dëshiruar përvojë të re dhe me marrëveshje do ta lejojmë të largohet. I dëshirojmë gjithë të mirat”, ka thënë Marrotta.

Alves është pranë kalimit në radhët e Manchester City, edhe pse sipas kontratës i mbetet edhe një vit qëndrim në Torino. Por, zyrtarët e skuadrës italiane thanë se nuk do ta ndalojnë lojtarin që të largohet pavarësisht këtij fakti.

Alves ka kaluar vetëm një vit në Juventus, duke fituar titullin e kampionatit dhe Kupën e Italisë, derisa klubi humbi ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit më herët gjatë këtij muaji.

Trajneri i City, Pep Guardiola është i interesuar të sjellë një lojtar të mirë në radhët e skuadrës, pas largimit të Bacary Sagna dhe Pablo Zabaleta.

Agjentët e lojtarit janë takuar me drejtuesit e klubit torinez dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët për fundin e bashkëpunimit. Alves ka punuar me Guardiolan edhe në kohën kur këta të dy kanë qenë pjesë e Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat