Barcelona e do me çdo kusht Dembelen

Futboll

Barcelona e do me çdo kusht Dembelen

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 17:22
Ousmane Dembele

Futbollisti Ousmane Dembele është ndër emrat e lakuar në ditët e fundit nga mediat e huaja. Emri i tij përmendet se mund të ndërrojë destinacion, të largohet nga Dortmundi. Spekulimet për largimin e mesfushorit nga Dortmundi nuk kanë të sosur. Ndërkaq, zyrtarët e Dortmundit thonë se nuk ka asgjë të vërtet në këtë drejtim dhe sipas tyre, të gjitha janë spekulime. Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Barcelona e ka rritur ofertën për 19-vjeçarin nga 20 milionë euro në 70 milionë euro! Katalanasit e duan me çdo kusht në “Camp Nou” francezin, kontrata aktuale e të cilit përfundon në vitin 2021. Klubi gjerman, ndërkohë, nuk do të dorëzohet lehtë, sepse për lojtarin kanë shfaqur interes edhe skuadra të tjera, kështu që oferta e nënkampionëve të Spanjës nuk përbën ndonjë lajm të jashtëzakonshëm për ta. Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i verdhezinjve, Michael Zorc, i cili ka thënë: “Ousmane ka një kontratë afatgjatë këtu dhe ne planifikojmë një të ardhme me të në skuadër. Nuk ka negociata me askënd. Ai do të luajë këtu edhe në sezonin e ardhshëm”.

Dembele u ble vitin e kaluar nga Rennes për vetëm 15 milionë euro. Për të Barcelona pati shprehur interes që atëherë, ashtu si edhe Bayern, por talenti vendosi kalimin në “Signal Iduna Park”, sepse atje e ka të sigurt vendin e titullarit. Dembele, i cili me ngulm po kërkohet nga Barcelona, ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar 12 asistime në debutim në Bundesliga.  Me një fjalë, mbetet të shihet se si do shkojnë gjërat në ditët e ardhshme në lidhje me futbollistin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat