Gjermania dhe Kili ndajnë pikët

Futboll

Gjermania dhe Kili ndajnë pikët

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 21:59
Kili-Gjermania

Në takimin që është zhvilluar mes Gjermanisë dhe Kilit, nuk ka pasur festues, pasi dy klubet e madha kanë ndarë pikët (1 – 1).

Në takimin që është zhvilluar në kuadër të turneut të futbollit Kupa e Konfederatave që po mbahet në Rusi, të parët kanë kaluar në epërsi kilianët përmes Sanches (6’). Por deri sa loja ishte në favor të Kilit, gjermanët arritën që disi ta balancojnë lojën dhe Lars Stindl (41’) arriti që të shënojë dhe ta barazojë rezultatin (1 – 1), me të cilin rezultat edhe ka përfunduar takimi.

Që nga minuta e parë për formacionin gjerman ka luajtur shqiptari Shkodran Mustafi.

Në Grupin B, Kili prinë me 4 pikë, e dyta është Gjermania me po aq pikë, kurse dy pozitat e fundit me nga një pikë i kanë Australia e treta dhe Kameruni i katërti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat