Zvicër, KF Liria realizoi ëndrrën e saj

Futboll

Zvicër, KF Liria realizoi ëndrrën e saj

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 23 qershor 2017 Në ora: 16:11
KF Liria nga Aarau

Futbollistët shqiptarë të KF Liria nga Aarau e Zvicrës kanë realizuar ëndrrën e tyre. Klubi shqiptar pas fitores prej 5:1 ndaj FC Kulm është shpallur kampion i ligës së katërt në kantonin e Aaraus dhe është ngjitur në ligën e tretë të Kantonit të Aargaus.

Ky sukses është historik për një klub modest shqiptar, por krenar me lojën dhe organizimin brenda saj.  Golat për Lirinë i shënuan: Artan Zmajlaj, Florian Palushi, Mërgim Murtezi, Serkan Sariyar dhe Flamur Nuhiu.

Pas përfundimit të ndeshjes ka shpërthyer festa në mesin e lojtarëve, stafit teknik dhe shikuesve të pranishëm. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm , pasi gjithçka ishte fantastike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat