Neymar i bindur: Barcelona duhet ta transferojë këtë futbollist

Futboll

Neymar i bindur: Barcelona duhet ta transferojë këtë futbollist

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 17:44
Neymar

Neymar shpreson që Barcelona të mund të nënshkruaj me Marco Verrattin këtë verë.

Sulmuesi brazilian ka deklaruar se do të dëshironte që mesfushori italian, Marco Verratti të transferohej në Barcelonë, duke shpresuar që PSG të heq dorë nga shërbimet e tij.

Verratti është emri më i përfolur këtë afat kalimtar të transferimeve, ku lidhet me një transferim te Barcelona.

“Verratti? Do të më pëlqente ta shihja atë në Barcelonë. Është një lojtar i madh me aftësi të jashtëzakonshme teknike”, ka deklaruar Neymar.

“Ai është lojtar i profilit të mirë dhe me karakteristika të përshtatshme për të luajtur te Barca”, ka shtuar ai.

“Do të doja të vinte sepse është një lojtar i jashtëzakonshëm”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat