Debutuesit më të ri të Evropës

Futboll

Debutuesit më të ri të Evropës

Nga: Besmir Haxhikadria Më: 23 qershor 2017 Në ora: 19:28

Debate

Java e ardhshme do të jetë e veçantë për futbollin e Kosovës. Trepça ’89 nga Mitrovica, kampion i ri i Kosovës, si dhe nënkampioni Prishtina, debutojnë në garat evropiane. Skuadrat tona i kanë të njohura rivalët dhe i mbetet që të jenë sa më të përgatitur dhe për një prezantim sa më të denjë. Me 27 qershor, Trepça ’89 e nis aventurën në garat evropiane përkatësisht në Champions League, ndërsa dy ditë më vonë Prishtina në Europa League, qe të dyja mëtojnë një prezantim sa më të mirë. FC Vikingur është nga Ishujt Faroe dhe është një skuadër gjysmëprofesioniste, por nuk duhet nënçmuar në asnjë formë, nëse bazohemi në disa rezultate që ka arritur në vitet e kaluara.

Kampioni i Ishujve Faroe do të ballafaqohet me Trepçën ’89. Mitrovicasit konsiderohen si me fat, sepse llogariten se mund ta kalojnë këtë rival me shumë të panjohura. Trajneri i Trepçës ’89, Zekirja Ramadani, e ka më së të qartë se me çfarë rivali do të ballafaqohet, sigurisht se i ka të gjitha detajet e saja dhe mund t’i kundërvihet fuqishëm. Mitrovicasit sigurisht se kërkojnë rezultat të favorshëm që të jenë më komod për ndeshjen e kthimit, e cila luhet me 4 korrik...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat