“Messi do ta përfundojë karrierën te Barcelona”

Futboll

“Messi do ta përfundojë karrierën te Barcelona”

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 20:16
Lionel Messi

Lionel Messi do të mbetet përjetësisht te Barcelona.

Kështu mendon ish sulmuesi i Liverpoolit dhe Barcelonës, Luis Garcia.

Messi që sot feston ditëlindjen e 30-të, ka vetëm edhe një vit kontratë me Barcelonën, për vazhdimin e së cilës ende s’ka gjetur dakordimin me skuadrën nga ‘Camp Nou’.

“Nuk mendoj se do të largohet. Mendoj se është i lumtur atje”, deklaroi Garcia duke folur për të ardhmen e Messit.

“Sigurisht që ai do të shikojë më të mirën për të dhe familjen e tij. Jam i sigurt që është i lumtur te Barcelona. Barca e di se sa i rëndësishëm është ai për klubin. Ata do të arrijnë një marrëveshje, unë nuk e shoh atë duke luajtur në një skuadër tjetër”, ka vazhduar ai.

“Mendoj se Messi do të pensionohet te Barcelona”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat