Historia e pabesueshme e nënshkrimit të Ronaldinhos me Barcelonën

Futboll

Historia e pabesueshme e nënshkrimit të Ronaldinhos me Barcelonën

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 22:05
Ronaldinho

Ronaldinho sot nga të gjithë tifozët e Barcelonës cilësohet një mit.

Me brazilianin në skuadër, katalanët kanë arritur suksese të mëdha, duke dominuar Spanjën dhe Evropën.

Por, është interesante mënyra e transferimit të Ronaldinhos te Barcelona.

Është ish presidenti i Barcelonës që zbulon rrjedhën e kësaj ngjarje, që si përfundim solli transferimin e Ronaldinhos në ‘Camp Nou’ nga PSG.

Laporta ka zbuluar se Barcelona atëkohë ishte e interesuar të nënshkruante me David Beckhamin apo Thierry Henryn, dhe se Ronaldinho ishte zgjedhja e tretë.

Ai shton se edhe pse patën një marrëveshje me Unitedin, ata vendosën ta shesin Beckham te Real Madrid, dhe Barcelona në moment të fundit transferoi Ronaldinhon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat