Barcelona i vë ultimatum Bellerin

Futboll

Barcelona i vë ultimatum Bellerin

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 23:41
Hector Belleri

Klubi katalanas nuk do të presë më shumë se 10 ditë për një përgjigje nga Hector Bellerin.

Durimi i Barcelonës për të marrë një përgjigje definitive nga mbrojtësi i krahut të djathtë të Arsenalit, për një transferim të mundshëm në Camp Nou, po shkon drejt fundit.

Madje siç shkruan e përditshmja katalanase, Mundo Deportivo, klubi ia ka bërë me dije lojtarit që ka vetëm edhe 10 ditë kohë para se të vendosë të ardhmen e tij.

Gjatë kësaj periudhe Bellerin duhet ta bindë trajnerin e ‘Topçinjve’, Arsene Wenger për ta shitur në Barcelonë edhe pse francezi deri më tani ka refuzuar të bëjë pazare për këmbëshpejtin 22-vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat