Bullgarët nga Stambolli në Tiranë

Futboll

Bullgarët nga Stambolli në Tiranë

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 12:29
Autobusi

Ekipi i Botev Plovdiv është nisur për në Shqipëri, ku të enjten do të luajë ndeshjen e parë të raundeve paraprake të “Europa League” kundër Partizanit. Ballafaqimi do të ndodhë në stadiumin “Selman Stermasi” dhe do të fillojë në orën 17:00. Kjo do të jetë sfida e parë zyrtare nga “kanarinat”, pas finales triumfuese në Kupën e Bullgarisë. Nga Tirana nis, kësisoji, aventurë europiane për bullgarët. Trajneri i verdhë e zinjve, Nikolai Kirov, i prin grupit prej 18 lojtarësh drejt Shqipërisë. Ka mbetur në Bullgari për shkak të lëndimit mbrojtësi qendror, Radoslav Terziev. Itinerari i Botev për në Tiranë kalon në dy faza. Fillimisht është lëvizur me autobus për në Stamboll, ndërsa distanca nga metropoli turk për në në kryeqytetin shqiptar do të kryhet nga ajri, me avion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat