Deulofeu drejt rikthimit në Serie A, por jo te Milani

Futboll

Deulofeu drejt rikthimit në Serie A, por jo te Milani

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 13:48
Gerard Deulofeu

Gerard Deulofeu nuk do të kthehet te Barcelona dhe karrierën mund ta vazhdojë në Serie A.

Blaugranat kanë të drejtën e rikthimit të sulmuesit i cili shkëlqeu në Serie A me fanellën e Milanit.

Futbollisti është duke shkëlqyer edhe në Kampionatin Evropian për 21 vjeçar.

Ai pritet ta lë Evertonin që është nën kontratë me ta.

Sipas Daily Mail, Juventusi i është bashkuar fuqishëm garës për spanjollin.

Edhe Roma me drejtorin e ri Monchi  dhe trajneri Di Francesco e pëlqejnë lojtarin dhe e shohin si zëvendësim të Salahit që u largua drejt Liverpoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat