Barcelona shtang Unitedin, i kërkon yllin e ekipit

Futboll

Barcelona shtang Unitedin, i kërkon yllin e ekipit

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 22:56
Ander Hererra

Klubi katalanas ka hedhur sytë te skuadra e Jose Mourinhos.

Barcelona kërkon të bëjë ‘shopping’ në shtëpinë e Manchester United dhe objektivi i katalanasve është mesfushori Ander Hererra.

Trajneri i ri i Barçës, Ernesto Valverde ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit se në rast të dështimit të transferimit të Marco Verrattit nga PSG, atëherë Herrera do të jetë alternativa e italianit.

Herrera ka zhvilluar një sezon fantastik me Manchester Unitedin, duke e ndihmuar ekipin nga Old Trafford të triumfonte në Ligën e Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat