Gjiganti gjerman kryeson garën për Nagatomon

Futboll

Gjiganti gjerman kryeson garën për Nagatomon

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 07:10
Yuto Nagatomo

Yuto Nagatomo mund të largohet nga Interi pas gjashtë vjetësh me Bayern Leverkusenin që kryeson garën për të fituar shërbimet e tij para Evertonit dhe QPR-së.

Reprezentuesi japonez u martua këtë javë, por pas periudhës së muajit të mjaltit ai do të zbulojë nëse do të kthehet në Milano apo jo.

Kontrata e Nagatomos shkon deri në qershor 2019 te Interi dhe u zgjat vetëm një vit më parë.

Sipas raporteve të medieve japoneze, Nagatomo dëshiron më shumë kohë të lojës në këtë sezon të ri, pasi viti tjetër do jetë ai i Kupës së Botës në Rusi.

Bayer Leverkuseni janë opsioni kryesor, por Evertoni dhe QPR-ja gjithashtu janë të interesuara për shërbimet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat