Trepça ’89 është duke i bërë përgatitjet e fundit për organizimin e ndeshjes së kthimit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve ndaj Vikingurit, të cilën do ta zhvillojnë të martën në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Tashmë në Kosovë kanë zbarkuar edhe kundërshtarët nga Ishujt Faroe të cilët e kanë zhvilluar një stërvitje në stadiumin ‘Agron Rama’ në Kastriot. Vikingur e ka fituar ndeshjen e parë me shifrat 2:1.
Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit. Gjyqtar kryesor i ndeshjes Trepça ’89 -Vikingur do jetë gjyqtari nga Austria Alexander Harkam.